Harry Styles thyen rekordin e 'Coldplay' në Wembley me 12 koncerte

8 July 2026, 15:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Harry Styles thyen rekordin e 'Coldplay' në Wembley me 12

Ylli britanik i muzikës, Harry Styles, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke hyrë në 'Guinness World Records' pas një serie rekord prej 12 koncertesh radhazi në stadiumin Wembley.

Këngëtari e nisi këtë seri koncertesh në muajin qershor dhe e përmbylli në korrik, duke u bërë artisti i parë që realizon një seri në këtë stadium legjendar.

Me këtë arritje, Styles ka thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Coldplay, të cilët në vitin 2025 zhvilluan 10 koncerte në Wembley.

Fillimisht, Harry kishte planifikuar vetëm gjashtë koncerte në Londër, por interesimi i jashtëzakonshëm i fansave bëri që numri i shfaqjeve të dyfishohej.

Për 12 net me radhë, mijëra adhurues nga e gjithë bota mbushën stadiumin për të dëgjuar hitet e tij dhe për të qenë pjesë e një prej momenteve më të mëdha të turneut “Together, Together”.

Në koncertin e fundit, atmosfera ishte veçanërisht emocionale.

Styles falënderoi fansat për mbështetjen dhe kujtoi rrugëtimin e tij artistik, nga fillimet në spektaklin The X Factor UK, deri te performanca në një nga skenat më të mëdha të muzikës botërore.

Ky rekord i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit të Styles në industrinë muzikore dhe e lidhjes së veçantë që ai ka krijuar me publikun ndër vite. /Telegrafi

Po ndodh...

ide