Bie 2027-ta?/ Sekretari i NATO Mark Rutte: Samiti i radhës do mbahet në Shqipëri, por nuk kemi vendosur ende se kur
Në përfundim të Samitit të NATO në Turqi, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte, ka kinfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri, por shtoi se ende nuk është vendosur kiha. Gjithsesi ai shtoi se palët tani janë në bisedime për të vendosur se kur do të bëhet ky samit.
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, tha Rutte. Ditët e fundit medie të njohura ndërkombëtare raportuan që Samiti i NATO në Shqipëri i planifikuar për vitin 2027, mund të anulihej. Gjithsesi edhe pse konfirmohet vendi i samitit të radhës, koha, data, viti i zhvillimit të tij duket se po rishikohet.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Kryeministri Rama, i cili me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, krah kabinetit të tij qeverisës thotë:
“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128