“Shteti nuk zëvendësohet me spektakël”/ “Neomalsorja”: 4 milionë eurot e stadiumit njëpërdorimësh duhet të investoheshin në parandalimin e zjarreve
Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh ka braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur kundër dhënies nga qeveria të 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West.
Deputetja deklaron se 4 milionë eurot që u përdorën për një stadium njëpërdorimësh duhet të investohen për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Po ashtu “Neomalsorja” shprehet se shteti nuk zëvendësohet me spektakël.
“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.
4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël.
Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnis”, shkruan ajo.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128