“Për bionden që më vodhi zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me gjestin romantik në mes të emisionit
26 July 2026, 23:44 / SHOWBIZ

Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim romantik.
Brikena u befasua kur mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, së bashku me një kartolinë ku shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”.

Gjestit të Mateos iu bashkuan emocionet e çiftit, të cilët shkëmbyen përqafime dhe puthje para kamerave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio.
Surpriza u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të pranishmit, ndërsa Brikena falënderoi partnerin për këtë moment të veçantë.

Historia e dashurisë mes tyre nisi në Big Brother VIP Albania 5 dhe vazhdon edhe jashtë shtëpisë së famshme, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128