Partizani bëhet me trajner të ri, 46 vjeçari nga Rumania firmos kontratën me të kuqtë

Kontrata e firmosur është 1+1, ndërsa ishte vetë presidenti Demi që e prezantoi.
Partizani ishte pa trajner që nga muaji prill, kur u shkarkua Oltijon Kërnaja.
Te Partizani vazhdojnë të besojnë në Ballkan. Pasi për herë të parë u emërua një trajner kroat si Zekiç, më pas erdhën zyrtarizimet e serbëve Veselinoviç dhe Milinkoviç.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027. Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar. Bratu ka nënshkruar një kontratë 1 + 1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Promemorje Psiko-politike në kohë proteste!
36 ditë protestë kundër politikës, Ditmir Bushati: E ardhmja është këtu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128