Princi që nuk u bë kurrë mbret, Nejmar njofton vendimin drastik pas eliminimit të Brazilit

6 July 2026, 11:28 / SPORT ALFA PRESS

Nejmar luajti dje ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Brazilit. Goli nga penalltia në fundin e takimit me Norvegjinë, ishte po ashtu i fundit që do të mbajë mend.

Në total sulmuesi brazilian regjistroi 130 ndeshje. Gjatë kësaj kohe shënoi 80 gola dhe asistoi 59 të tjerë. Padyshim që do të mbahet mend si ikonë e Brazilit, megjithëse asnjëherë nuk fitoi trofeun më të rëndësishëm.

E provova. Filloi këtu, në “Metlife Stadium”, dhe përfundoi këtu për mua. Tani ka mbaruar”, u shpreh Nejmar pas ndeshjes së fazës 1/8.

Fitorja e Kupës së Konfederatave në vitin 2013, por edhe medalja e artë olimpike në vitin 2016 do të kujtohen me nostalgji.

Prinici që nuk u bë kurrë mbret ishte ai tek i cili të gjithë brazilianët besonin disa vite më parë. Dëmtimet e rënda ishin një nga faktorët që ndikuan në karrierën e tij.

Po ndodh...

ide