Ndërtimi i bypass-it të Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv për hapjen e trasesë së rrugës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndërhyrjen në afërsi të guroreve Volloder, për ndërtimin e bypass-it të Sarandës.
Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksplozivë, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
“Më 06.07.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
Procesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune“, njofton ARRSH.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Promemorje Psiko-politike në kohë proteste!
36 ditë protestë kundër politikës, Ditmir Bushati: E ardhmja është këtu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128