Mbyllet me rezultat surprizë pjesa e parë Angli-RD Kongo

1 July 2026, 19:14 / SPORT ALFA PRESS
Mbyllet me rezultat surprizë pjesa e parë Angli-RD Kongo

Republika Demokratike e Kongos ka dhënë goditjen e madhe në përballjen ndaj Anglisë, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0 në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës.

Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua nga Brian Cipenga në minutën e 7-të.

Sulmuesi kongolez shfrytëzoi një krosim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës së Jordan Pickford.

Po ndodh...

ide