Harry Kane shpëton Anglinë me dy gola, “Tre Luanët” përmbysin RD Kongon dhe kalojnë në raundin tjetër të Botërorit
1 July 2026, 20:05 / SPORT
Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje përballë Republikës Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave të Botërorit, me rezultatin 2-1.
Sfida e luajtur në Atlanta nisi mjaft mirë për afrikanët, të cilët kaluan në avantazh me anë të Cipengës në minutën e 7’.
“Tre Luanët” provuan disa herë në pjesën e parë, por pa mundur të kalonin portierin Mbapsi.
U desh minuta e 75’ që muri afrikan më në fund të binte, me Harry Kane që riktheu baraspeshën pas një goditje me kokë.
Ishte sërish kapiteni që në të 86’, përmbysi takimin me një predhë nga brenda zonës.
Me këtë fitore, Anglia avancon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Meksikën.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nga Veton Surroi
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nga Roland Bejko
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128