Vrau me armë zjarri një 31-vjeçar nga Kukësi Prokuroria Speciale ngre akt-akuzë për Dibran Hoxhajn, i njohur si “Kobra”
20 Shkurt 2024, 18:22 / KOSOVA

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur një akt-akuzë ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.Sipas prokurorisë, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj Visart Cengu. Më 3 janar të vitit 2023, 31-vjeçari u qëllua për vdekje nga Dibran Hoxhaj.
Ndaj Kobrës rëndon dhe akuza “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku gjendej viktima nga Kukësi.
Policia ka kryer mjaft kontrolle në Prizren dhe në lokalin e “Kobrës” janë gjetur mjaft sende të jashtëligjshme, mes tyre edhe një granatë dore dhe disa fishekë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamjet e sigurisë në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
Nga Erion Delvina
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

