Vetëvendosje siguron qeverinë, por jo Presidentin, Kurti kërkon bashkëpunimin e opozitës

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është drejt fundit, që i hapë rrugë angazhimit të partive politike për të formuar institucionet.
Derisa rezultati aktual e nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me 52 ulëse të siguruara në Kuvend, bashkëpunimi me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin i siguron vetëm formimin e qeverisë, por jo edhe zgjedhjen e presidentit për çka duhen kuorum prej 80 vdeputetwve. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti të martën deklaroi se për të nisur angazhimin në këtë drejtim duhet të pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës u shpreh “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11, sa më shpejtë aq më mirë”.
Kurti që tashmë e ka siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit, tha se për zgjedhjen e presidentit, duhet bashkëpunim me opozitën, por siç tha ai duhet të përfundojë “sjellja refuzuese e opozitës”.
“Vazhduam më tej, duke ofruar që të votojmë presidentin e ofruar nga opozita le të na i sjellin tre propozime, e ua bëjmë edhe nënshkrimet edhe votat, prap refuzuan, dhe në fund edhe lideren e shoqërisë civile e refuzuan. Pra, për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës”, shton Kurti.
Nga rezultati i përgjithshëm i deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje prin si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës që siguron 22 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 19 dhe Aleanca 7 mandate.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128