
Kosovë/ Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve serbe

Njoftimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për mbylljen e dhjetëra institucioneve paralele serbe më 15 janar, shumë shpejt e pasoi edhe një komunikatë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se nuk e ka autorizuar atë operacion, pasi s’ka pasur kërkesë zyrtare.
Me ligj, policia “zbaton urdhrat dhe udhëzimet e lëshuara në mënyrë të ligjshme nga prokurori publik ose gjyqtari kompetent”.
Policia e Kosovës ka kërkuar që si referencë të merret komunikata e saj e 15 janarit kur u mbyllën institucionet paralele serbe.
Në të, aksioni cilësohet si “operacion i gjerë policor” dhe thuhet se, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, policia “i ka asistuar zyrtarët e kësaj ministrie, si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme” të institucioneve serbe.
-
-
Hollivudi në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur David Lynch
16 Janar, 21:03

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128