Kosova pa president, reagon Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim
29 Prill 2026, 10:28 / KOSOVA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vendi shkoi në zgjedhje pasi sipas tij, pushteti me 51% kërkoi nënshtrim.
Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë meqë ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente dinjitoze.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi Kuvendi i Republikës, nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi mesnatën e 28 prillit.
“Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
