Katër orë protestë, dhunë dhe kaos para Kuvendit! Qytetarë të plagosur e të tërhequr zvarrë dhe disa persona të shoqëruar

E dhunshme ka qenë protesta e kësaj të enjte para ambienteve të Kuvendit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit nisën që në orët e para të mëngjesit dhe vijuan për disa orë me tensione të forta. Sipas bilancit paraprak mësohet se kemi pasur disa qytetarë dhe efektivë të lënduar, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat, pa u bërë ende publik një numër zyrtar.
Çfarë ndodhi sot:
-Përplasjet nisën që në mëngjes, rreth orës 09:00, përpara se të fillonte seanca plenare, në momentin kur deputetët mbërritën në ambientet e Kuvendit. Protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të automjeteve dhe deputetëve socialistë, ndërsa situata u tensionua menjëherë.
-Një grup protestuesish arritën të çajnë kordonin e sigurisë, duke hyrë në një ambient pranë Akademisë së Shkencave, nga ku vijuan të hedhin vezë në drejtim të deputetëve. Policia ndërhyri duke shoqëruar disa prej tyre.
-Një tjetër tentativë për të depërtuar drejt Kuvendit u regjistrua nga krahu i "Resë", duke surprizuar forcat e rendit. Policia ngriti menjëherë gardhe metalike për të bllokuar avancimin e protestuesve, ndërsa situata degradoi në hedhje vezësh dhe sendesh të forta ndaj efektivëve.
-Automjetet e zyrtarëve u vunë në shënjestër. Mjeti i kryetarit të Kuvendit u godit me vezë dhe miell, ndërsa edhe automjete të tjera u sulmuan gjatë hyrjes dhe daljes së deputetëve nga Parlamenti.
-Dhuna u përshkallëzua, teksa një grup protestuesish kaluan nga hedhja e vezëve në akte dhune. U përdorën gurë dhe gardhe metalike për të goditur automjetet e Policisë së Shtetit, duke thyer xhamat e mjeteve policore.
-Policia reagoi menjëherë duke përdorur ujë me presion dhe spray lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar mundësinë e largimit të ministrave dhe deputetëve, të cilët deri në atë moment ishin të bllokuar brenda perimetrit të Kuvendit.
-Qytetarët bllokuan daljet e Kuvendit, duke krijuar një kordon përpara automjeteve të zyrtarëve. Për pasojë, disa mjete u detyruan të tërhiqeshin dhe të riktheheshin brenda rrethimit të sigurisë, ndërsa pjesa më e madhe e deputetëve dhe ministrave u larguan nga një itinerar alternativ.
-Disa efektivë policie mbetën të lënduar gjatë këtyre përplasjeve, ndërsa edhe disa qytetarë pësuan lëndime.
-Përveç përballjes me policinë, gjatë protestës pati edhe tensione mes vetë protestuesve. Një debat verbal degradoi në konflikt, ndërsa një protestuese u ndje keq dhe u transportua me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
-Edhe mbërritja e disa figurave publike, kryesisht Adriaitk Lapajt, në protestë u shoqërua me debate, pasi një pjesë e qytetarëve kërkuan që tubimi të mos politizohej dhe të mbetej i fokusuar te kauza e protestës. Megjithatë pas përplasjeve Lapaj vijoi të qëndronte në protestë.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128