Kaos për shkak të Botërorit, në FIFA mendojnë largimin e presidentit Infantino

6 July 2026, 15:27 / SPORT ALFA PRESS

FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s do të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xhani Infantino.

Në këtë rast do të përgatitej një padi kundër Infantinos. Aktualisht pretendohet se FIFA ka shkelur rregullat për favorizuar një lojtar dhe një shtet.

Episodi më i diskutuar nga dje është i Folarin Balogun. Sulmuesit të SHBA i është hequr kartoni i kuq që mori ndaj Bosnjës. Kështu mund të luajë kundër Belgjikës.

Vetë federata belge e ka apeluar si vendim. Takimi SHBA-Belgjikë do të luhet nesër prej orës 02:00.

Po ndodh...