Kanellë dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë natyrale për të trajtuar rrudhat

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave.
Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët.
Kjo erëz rekomandohet gjerësisht për shëndetin e lëkurës, sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.
Trajtimi natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.
Kanella është e pasur me antioksidantë.
Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën.
Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.
Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.
Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.
Kanellë dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë natyrale
Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj.
Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.
Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës.
Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.
Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.
Kanella rekomandohet gjërësisht edhe kundër rrudhave të moshës.
Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.
Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.
Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.
Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.
Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.
Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.
Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.
Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.
Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë./aw
-
Horoskopi për ditën e sotme, 22 shkurt 2024
22 Shkurt, 07:15
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

