Hoqi verën miliona euro nga kantina/ Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim djalin e xhaxhait të Ergys Agasit

21 Dhjetor 2025, 10:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hoqi verën miliona euro nga kantina/ Prokuroria e Tiranës shpall

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi. Ai është djali i xhaxhait të Agasit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Eno Agasi dyshohet se ka hequr nga një kantinë sasi vere me vlerë miliona euro, në pronësi të Ergys Agasit.

Mësohet se vera ishte inventarizuar dhe ishte lënë në kantinë për shkak se nuk mund të transportohej gjatë natës për shkak të procedurave doganore. Kur autoritetet janë kthyer të nesërmen për ta marrë, sasia e verës nuk ndodhej më aty.

Ndërkohë, vetë Ergys Agasi është në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet se ka krijuar, së bashku me Ermal Beqirajn, një grup kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.



Po ndodh...

ide