Skena si në filma/ I riu shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! 20-vjeçari tentoi arratisjen, përplasi edhe makinën e...

Një i ri 20 vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës në provincën e Pizës, raportojnë mediat italiane.
Ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer.
Me mbërritjen e patrullës, një nga të dyshuarit dyshohet se ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe. Ka nisur një ndjekje që ka zgjatur disa kilometra, nga Bientina deri në Montopoli.
Gjatë arratisjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri. Dy plumba kanë goditur 20-vjeçarin, i cili më pas është ndihmuar nga shërbimet mjekësore dhe është transportuar në spital. Sipas autoriteteve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




