Alarm në mbrojtjen e Milanit, statistikat shqetësojnë trajnerin Alegri

Në katër muajt e parë të sezonit, Milani dukej i pamposhtur në mbrojtje, por tashmë fillojnë të shfaqen shenjat e dobësisë.
Maks Alegri hodhi alarmin pas humbjes në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit. “Po marrim gola shumë lehtë. Duhet të rishikojmë fazën mbrojtëse”. Kjo vërejtje konfirmohet edhe nga shifrat. Në katër ndeshjet e fundit (Lacio në Kupën e Italisë, Torino dhe Sasuolo në Serie A, dhe sfida e Superkupës) kuqezinjtë kanë pësuar 7 gola.
Në këtë mini-periudhë, kanë arritur vetëm një fitore, kundrejt dy humbjeve dhe një barazimi. Para kësaj minikrize mbrojtëse, linja e prapavijës së Milanit dukej e pathyeshme, vetëm 9 gola të pësuar në 14 ndeshje (2 nga Kremonese, 1 nga Napoli, 1 nga Fiorentina, 2 nga Pisa, 1 nga Atalanta dhe 2 nga Parma). Një dobësim statistikisht i dukshëm, që Alegri ka dëshiruar ta nënvizojë për të rritur maksimumin e fokusit mbrojtës të ekipit.
MBROJTËSI I JANARIT – Për këtë arsye, trajneri livornez ka kërkuar nga klubi një qendërmbrojtës gjatë merkatos së janarit. Emri kryesor në listën e Alegrit është Tiago Silva. Klubi po bën vlerësimet e veta, por për të vazhduar ëndrrën për titullin dhe për të synuar zonën Champions, Milani duhet të rikthehet te zakonet e vjetra mbrojtëse.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
