Helmimi i 60 studentëve, Skënder Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë!
25 June 2026, 14:14 / AKTUALITET

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë për të analizuar situatën e krijuar pas helmimit të 60 kursantëve.
Mësohet se Hita ka qenë personalisht në ambientet e Akademisë së Sigurisë që në mesnatë, menjëherë pasi kursantët u dërguan në Repartin Infektiv të QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi që mund të rezultojë përgjegjës.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
