“Kishim një konflikt të vjetër”, dëshmon 76-vjeçari që vrau vëllanë në Kavajë: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

25 June 2026, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, 76-vjeçari Muharrem Rrashka ka deklaruar se konflikti me vëllain kishte prej kohësh për një rrugë që kalonte në tokën e tij.

Po ashtu ai ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë që ndodhi, duke theksuar se nga gjaknxehtësia  e sipër e ka goditur të vëllanë.

Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime.

Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment.

Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.

Pas ngjarjes, policia e Kavajës ka marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes familjarëve, duke vendosur një patrullë policie në fshatin Agonas të Kavajës.

Po ndodh...

ide