Tronditet Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për spanjollin

Tensioni ka shpërthyer në shtëpinë e Real Madridit, ku Xabi Alonso gjendet nën presion të madh pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë kanë qëndruar deri vonë natën në Bernabeu për të diskutuar të ardhmen e trajnerit, ndërsa besimi ndaj tij shihet gjithnjë e më shumë si i përkohshëm.
Ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt pritet të jetë vendimtare. Në Spanjë janë të bindur: nëse Alonso humbet përballë Guardiolës, shkarkimi i tij është i pashmangshëm. Ajo që ka shqetësuar më shumë drejtuesit nuk është vetëm rezultati, por edhe mënyra e dobët e paraqitjes së skuadrës.
Ndërkohë, ka nisur edhe loja e hamendësimeve për pasardhësit e mundshëm. Emri i Zidane është rikthyer fuqishëm në qarkullim, por rikthimi i tij konsiderohet i vështirë, pasi francezi synon stolin e kombëtares pas Botërorit 2026. Kandidatë të tjerë të përmendur në gazetat spanjolle janë Jurgen Klopp, Santiago Solari dhe Alvaro Arbeloa.
Pas humbjes, Xabi Alonso u shfaq i prerë: “Jam i zemëruar, por jemi të bashkuar. Humbjet dhembin, por duhet të shohim përpara. Të mërkurën na pret Champions-i dhe duhet të tregojmë një fytyrë tjetër.” Për sa i përket presionit për postin e tij, ai u shpreh: “Është një ndeshje që vlen tre pikë në Ligën e Kampionëve.”
Me tensionin në maksimum dhe fatin e trajnerit të lidhur me një ndeshje të vetme, sytë e botës së futbollit janë tashmë nga “Etihad” ku Real Madridi luan shumë më tepër sesa kualifikimin.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Did December '90 fail in its mission?!
Will Berisha take stock of the first in his second speech?
First Secretary of the Democratic Party
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
