Shifra e majme/ Osimhen drejt largimit, Gallatasaraj bind Napolin
2025-07-10 17:22:20 / SPORT

Në një deklaratë të fundit, zëvendëspresidenti i Gallatasarajit, konfirmoi se klubi turk ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin nigerian të Napolit, Viktor Osimhen, dhe pritet që marrëveshja të finalizohet brenda 48 orëve të ardhshme. Osimhen, i cili luajti sezonin e kaluar me huazim te Gallatasaraji, është në qendër të negociatave mes klubit të Stambollit dhe Napolit.
Gallatasaraj ishte më parë i kufizuar nga oferta prej 60 milionë eurosh, por tashmë situata ka ndryshuar dhe klubi është gati të përmbushë kërkesën prej 75 milionë eurosh të Napolit për transferimin e plotë të sulmuesit. Një nga çështjet që mbetet për t’u zgjidhur, është mënyra e pagesës. Gallatasaraj ka kërkuar të bëjë pagesën në pesë këste.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
Nga Sidi Hasanaj
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
Nga Patrik Sadikaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


