Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho është gati për një aventurë krejtësisht të re, këtë herë larg fushës së blertë.
Legjenda braziliane do të ketë një rol special gjatë Botërorit 2026, që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas raportimeve të “The Touchline”, transmetuesi brazilian TV Globo ka zgjedhur ish-yllin e Barcelonës dhe Brazilit si figurën kryesore të mbulimit mediatik të turneut më të madh të futbollit.
Por roli i Ronaldinhos nuk do të jetë ai klasik i komentatorit apo analistit televiziv.
Braziliani pritet të shndërrohet në një “ambasador lëvizës” të Botërorit, duke sjellë atmosferën festive dhe emocionet e turneut nga çdo cep i Amerikës së Veriut.
Ai do të realizojë analiza live nga stadiumet, do të vizitojë kampet stërvitore të kombëtareve, do të zhvillojë intervista me futbollistët dhe do të jetë pjesë e eventeve speciale me tifozët në qytetet organizatore.
Në rrjetet sociale, ky angazhim është cilësuar si “roli më brazilian në historinë e televizionit sportiv”, duke iu referuar karizmës dhe stilit unik që Ronaldinho ka transmetuar gjithmonë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Përmes kësaj strategjie, TV Globo synon ta sjellë Botërorin 2026 jo vetëm si një spektakël futbolli, por edhe si një festë globale argëtimi dhe emocionesh.
Happening now...
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128