Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

2026-05-11 16:02:32 / SPORT ALFA PRESS

Rinovimi me Hansi Flick, Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin gjerman

Te Barcelona vazhdojnë të vijnë lajme të mira. Klubi blaugrana arriti një marrëveshje verbale me Hansi Flick për rinovimin e kontratës me të deri në 30 qershor të 2028 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje nuk do të bëhet deri në fund të sezonit pasi tani objektivi i skuadrës katalanase është të fitojë edhe 3 ndeshjet e fundit për të arritur në kuotën e 100 pikëve, një objektiv që vetë Flick e pohoi në konferencën për shtyp të së dielës.

Te Barcelona askush nuk kishte as dyshimin më të vogël për rinovimin e kontratës nga ana e trajnerit, por Flick i pëlqen të ketë kohët e tij dhe në këtë moment e kupton se prioritet është mbyllja e sezonit. Trajneri gjerman ndihet si në shtëpinë e tij ku është përshtatur në mënyrë perfektë.

Ai është i dashur dhe i respektuar nga futbollistët e tij që e shohin si një baba, i adhuruar nga tifozët dhe është në sintoni të plotë me presidentin Laporta dhe Drejtorin Sportiv, Deco.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas