Session in the GJKKO, Meta is absent from the courtroom, the lawyer requests the freedom of the PL leader

2026-05-11 12:52:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Session in the GJKKO, Meta is absent from the courtroom, the lawyer requests the

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ndodhet në sallën e gjyqin në GJKKO ku po zhvillohet procesi ndaj tij. Avokati i Metës ka kërkuar lirimin e klientit të tij, duke sjellë në vëmendje vendimin e gjykatës për lirimin e ish drejtoreshës së AKSHI Mirlinda Karçanaj nga masa e sigurisë Arrest Shtëpiak

Kujtim Cakrani: Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. GJKKO e justifikoi masën e sigurisë me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë.

Ish drejtoresha e AKSHI Mirlinda Kaçanaj ishte e akuzuar edhe për “grup kriminal” dhe Gjykata e Lartë e liroi nga “arresti në shtëpi”. Klienti im nuk ka besim tek gjykata, ndaj nuk ka ardhur sot këtu. Pse duhet të vazhdojë paraburgimi? Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas