Muçi 'money machine' for the Turks! Trabzonspor's plan for the national team player revealed

2026-04-23 13:45:37 / SPORT ALFA PRESS

Muçi 'money machine' for the Turks! Trabzonspor's plan for

Ka zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit te skuadra e Trabzonsporit. Në orët e fundit ‘Eagle Media’ në Turqi ka zbuluar planin e klubit për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sipas kësaj mediaje, Trabzonspor që e ka marrë Muçin me huazim nga Besiktas ka vendosur të ushtrojë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 8.5 milionë euro. Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Trabzonspori do të paguajë këtë shifër me 5 këste.

Gjithnjë sipas asaj që raportohet te ‘Eagle Media’ që i referohet medias në Trabzon, klubi i Trabzonsporit vendosi të ushtrojë opsionin e blerjes së kartonit të tij pasi në drejtim të futbollistit ka ardhur një ofertë nga jashtë vendit për Ernest Muçin.

Mësohet se bëhet fjalë për një ofertë të majme prej 17.5 milionë euro që ka ardhur në zyrat e klubit nga Evropa. Stafi teknik dhe drejtuesit e Trabzonspor, raportohet se po e vlerësojnë këtë ofertë dhe po planifikojnë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kartonit të futbollistit, pasi ta kenë blerë atë përfundimisht nga Besiktasi

Muçi 'money machine' for the Turks! Trabzonspor's plan for

 

 

Happening now...