Barcelona releases official statement on Yamal's injury: He will miss the rest of the season with the club

2026-04-23 14:11:35 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona releases official statement on Yamal's injury: He will miss the

Merr fund pritja për Lamine Yamal, i cili dje pësoi një dëmtim. Pas testeve të kryera vetëm në orët e fundit, është zbuluar edhe shkalla e dëmtimit.

Klubi i Barcelonës ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku njofton se për shkak të një dëmtimi në kofshë, 18-vjeçari ka humbur javët e mbetura të La Ligës, por do të jetë i pranishëm në Botëror. Ai pritet të mungojë rreth një muaj.

Testet e kësaj të enjte kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

Lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ. Ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të ligës, por pritet të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës”, shkruan klubi katalanas.

 

Happening now...