“Mos ngrini dronë”/ Sot ndeshja Shqipëri-Serbi, nga kontrollet e rrepta, tek kufizimi i qarkullimit! Ja apeli për tifozët

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor 2025, ora 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë.
Bazuar në përvojën në menaxhimin e aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, policia thote se janë përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat policore të përfshira në këtë plan.
Eskortimi dhe sigurimi i delegacionit serb, nga Aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim;
Eskortimi i ekipit shqiptar në stadium;
Kontrolle të detajuara në dhe jashtë stadiumit për sende të ndaluara dhe persona të paautorizuar;
Organizimi i shërbimeve të rendit në gjithë qytetin e Tiranës;
Sigurimi i rrugëve për emergjencat;
Menaxhimi i trafikut rrugor para, gjatë dhe pas ndeshjes.
BASHKËPUNIM NDËRINSTITUCIONAL
Plani i masave është hartuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, shërbimet zjarrfikëse, spitalet, shoqëritë e sigurisë private dhe qendrat shëndetësore. Po ashtu, janë vendosur kontakte me shërbimet e sigurisë të ekipit të Serbisë për rritjen e standardeve të sigurisë.
KUFIZIME QARKULLIMI (7 QERSHOR, ORA 15:00 – DERISA TË PËRFUNDOJË NDESHJA)
Bllokimi i përkohshëm i akseve rrugore në afërsi të stadiumit, përfshin:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Rruga “Themistokli Gërmenji”
Autobusë: parkingu i lokalit “Kalvin”
Autovetura: te terminali pranë “Qytetit Studenti”
Autobusë: “Terminali i përpunimit të automjeteve”, mbikalimi i Kamzës
Autovetura: parkingjet pranë “Asllan Rusi”, nëntokësori “Skënderbej” dhe ai në “Bulevardin e Ri”
HYRJA NË STADIUM DHE SENDET E NDALUARA
Policia do të ushtrojë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve përpara hyrjes në stadium, me qëllim ndalimin e futjes së sendeve të ndaluara si:
Banderola me përmbajtje raciste
Fishekzjarrë, flakadanë, lëndë piroteknike
Monedha metalike, çadra, çakmakë
Karikues telefoni, produkte kozmetike dhe sende të forta
Tifozët këshillohen të paraqiten në hyrje që në orën 18:00, për të shmangur rrezikun e mos hyrjes për shkak të fluksit.
BILETAT DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT
Mos publikoni biletat në rrjete sociale, pasi mund të dublikohen në mënyrë të paligjshme.
Çdo biletë është personale dhe me barcode, dhe do të verifikohet me pajisje automatike.
Falsifikimi ose shumëfishimi i biletave përbën vepër penale dhe dënohet sipas Kodit Penal.
NDRYSHKIMET LIGJORE PËR SHKELJE
Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, këto veprime dënohen:
Hyrja në fushë pa autorizim: Gjobë deri 100.000 lekë ose burg deri në 3 muaj
Hedhja e sendeve të forta ose përdorimi i piroteknikës: Burgim 6 muaj deri në 3 vjet
Dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve, arbitrave etj.: Burgim nga 1 deri në 5 vjet
Mos ngrini dronë – Policia do përdorë pajisje anti-dronë që i rrëzojnë automatikisht.
Për çdo paligjshmëri apo tentativë për incident, telefononi menjëherë në numrin 112.
Policia e Shtetit garanton angazhim të plotë të strukturave të saj për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti dhe i bën thirrje qytetarëve dhe tifozëve të tregojnë përgjegjësi, në mënyrë që ky event ndërkombëtar të zhvillohet pa incidente dhe të përfaqësojë denjësisht vendin.
-
Këmbimi valutor, 7 qershor 2025
7 Qershor, 08:30 -
Si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius
7 Qershor, 08:13
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


