Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla dot

2026-04-03 14:19:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla

Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP, ka ndarë disa momente mjaft personale nga jeta e saj. Ajo ka emocionuar fermerët dhe publikun, duke rrëfyer histori të ndjeshme nga familja e saj.

Ajo tregoi se mamaja e saj ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, një ngjarje që erdhi krejt papritur për të. Për shkak të mungesës së vizës amerikane, poetja nuk mundi të udhëtonte për ta parë në momentet e fundit.

“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, “o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty” edhe i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt.

“O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po kjo nuk hyn te çështjet urgjente” Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”. tregoi Moza ndërkohë që Jonida Maliqi i premtoi që kur të dalin nga ky format do të përpiqen t’i mundësojnë poetes vizën amerikane me qëllim për të vizituar vendin, ku nëna e saj po prehet prej dy vitesh.

 

Happening now...

ideas