DP demands Taulant Balla's 60-day suspension: He insulted and threatened female MPs!
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës.
Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat.
Incidentet ndodhën seancën e djeshme (2 prill), ku PD pretendon se Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetes Elda Hoti.
Në dokument thuhet se situata ka sjellë reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila i ka kërkuar drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, marrjen e masave disiplinore.
“Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në shkresën depozituar Sekretariatit të Etikës.
Po ashtu, në kërkesë përmendet edhe një tjetër episod gjatë së njëjtës seancë, ku Balla akuzohet se ka përdorur gjuhë jo parlamentare ndaj deputetit Fatmir Mediu.
“Po gjatë të njëjtës seancë deputeti Taulant Balla, ka përdorur gjuhë jo parlamentare dhe që cënon dinjitetin ndaj deputetit Fatmir Mediu. Ai arriti deri aty sa në përfundim të fjalës ju drejtua me fjalët “ik pirdhu”, në seancë plenare”, thuhet në shkresë.
Happening now...
ideas
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128