I dashur për shqiptarët, vdes aktori i shquar Chuch Norris

Bota e kinemasë dhe arteve marciale është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ikonës së aksionit, Chuck Norris, i cili u shua në moshën 86-vjeçare. Aktori legjendar ndërroi jetë në Hawaii, ku ishte shtruar në spital pas një emergjence mjekësore.
Sipas një deklarate të familjes, Norris u nda nga jeta i rrethuar nga të dashurit e tij. “Ndërsa dëshirojmë të ruajmë privatësinë për rrethanat, ju lutemi ta dini se ai ishte në paqe dhe pranë familjes,” thuhej në reagimin zyrtar.
Chuck Norris u bë i famshëm në mbarë botën si kampion i arteve marciale dhe si aktor në filma aksion. Ai arriti kulmin e popullaritetit me serialin “Walker, Texas Ranger”, duke u kthyer në një simbol të drejtësisë dhe forcës.
Gjatë karrierës së tij disa dekadëshe, Norris frymëzoi miliona njerëz në të gjithë botën dhe la pas një trashëgimi të madhe në industrinë e argëtimit dhe sportit.
Vdekja e tij shënon fundin e një epoke për kinemanë aksion dhe për artet marciale.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128