Tavë kosi me mish qingji
2025-04-04 08:33:26 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 kg mish qengji
3 lugë gjelle oriz
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 litër kos
3 vezë
Kripë, piper
Përgatitja:
Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim mishin e qengjit të prerë në copa. E kriposim dhe e pjekim në furrë me 200°C për rreth 30-40 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë , duke shtuar pak ujë gjatë pjekjes që të mos thahet.
Ndërkohë në një tas përziejmë kosin me vezët dhe miellin derisa të bëhet një masë homogjene. Ngrohim gjalpin në një tigan dhe shtojmë përzierjen e kosit, duke e trazuar vazhdimisht. Pasi mishi të jetë pjekur, shtojmë orizin e shpëlarë në tavë dhe hedhim përzierjen e kosit sipër. E lëmë tavën e kosit të piqet në furrë në 180°C për 30-40 minuta.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
Nga Sidi Hasanaj
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
Nga Patrik Sadikaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
