Raporti i PE, Tabaku: Mosvotimi i imunitetit të Ballukut, korrupsioni dhe zgjedhjet, pengesë për integrimin në BE

2026-05-07 10:25:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Raporti i PE, Tabaku: Mosvotimi i imunitetit të Ballukut, korrupsioni dhe

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit nënvizoi disa nga pikat negative që sipas saj pengojnë integrimin e vendit drejt BE, duke iu referuar raportit të Parlamentit Europian.

Mes rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Tabaku u ndal dhe te çështja e imunitetit që ngrinte si shqetësim dhe PE, për rastin e Belinda Ballukut, ku duhej të veprohej me shpejtësi sipas procedurave.

PE publikoi një raport si rrallë herë drafti pati mbi 300 amendamente. Elementi i parë në raport lidhet me zgjedhjet, ku gjejnë vend dhe shqetësimet e OSBE/ODHIR për zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe bën thirrje për reformë gjithpërfshirje, dhe të opozitës. Ngre shqetësime për luftën kundër korrupsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatave dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e çështjes së imunitetit me përparësi sipas kuadrit kushtetuese, duke iu referuar rastit të ish-zv.kryeministrën. Po ashtu ka një pjesë të gjerë për lirinë e medias, për sulmet ndaj gazetarëve, presionet dhe paditë strategjike që janë disa fusha që dhe në emër të opozitës që do t’i çojmë përpara. Flet për rolin e parlamentit, për ligjet, për hapësirën e opozitës. Sot shqiptarët e kanë të qartë se kush ka qenë procesi integrimit dhe pengesat. Këto janë pengesat që pengojnë integrimin. Shpresoj që qeveria t’i shoh si plan pune. Miratimi i ligjeve si ai i porteve, i AKSHIT, i investimeve strategjike, mosvotimi i imunitetit, janë pengesa reale.”, tha Tabaku.

 

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova