Protesta, ministri i Brendshëm nxjerr fotot: U neutralizuan menjëherë personat me molotov, s’do lejojmë destabilizim

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga opozita, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për menaxhimin e situatës.
Ai vlerësoi profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e efektivëve, duke theksuar se u arrit të neutralizohen menjëherë personat që përdorën molotovë gjatë protestës.
Sipas tij, individë të caktuar nga protesta tentuan të përshkallëzojnë situatën dhe të krijojnë tensione, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e punonjësve të policisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.
Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.
Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, shkruan Lamallari në rrjetet sociale.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128