Ndërtoi urë te shtëpia e së motrës, ish-kryebashkiakia e Tropojës paraqitet në SPAK! 4 deputetë thirren si dëshmitarë për gjyqin e saj

2026-04-07 10:40:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndërtoi urë te shtëpia e së motrës, ish-kryebashkiakia

Katër deputetë demokratë, përfshirë këtu kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi janë thirrur sot në GJKKO si dëshmitarë në procesin ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega, të cilët akuzohen për korrupsion.

Bashkë me Bardhin janë paraqitur edhe Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati. Kujtojmë se, SPAK  e kauzon Islamajn, se ka ndërhyrë te ndërtuesi Gega për të ngritur një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj.

Vetë ndërtuesi ka pranuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ai do t’ia bënte “dhuratë” Kryetares së Bashkisë.

Ura nuk u ndërtua, kurse hetimi nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në një emision televiziv investigativ në nëntor të 2024-ës.

 

Happening now...

ideas