“Benet Beci postonte viletat se i duheshin votat”, Klodiana Lala për Thethin: Ndërtimet pa leje, masakër shtetërore

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth dhe më pas në të gjithë vendin, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV se gjithë Shqipëria është masakruar nga ndërtimet pa leje. Lala fajsëoi për këtë autoritetet shtetërore nga bashkia e Shkodrës që bënte fushatë për vota në ndërtimet në Theth deri te IMT dhe Policia e Shtetit që nuk bënë detyrën.
“Kryeministri i vendit ka dalë në terren pas 12 viteve në pushtet dhe ka zbritur me këmbë në tokë për të kuptuar se jo vetëm Thethi, por gjithë Shqipëria është një masakër në ndërtimet pa leje.
Thethi është një park i mbrojtur ku nuk duhej lejuar që të ndërtohet, një masakër urbane që po ndodh në të gjithë Shqipërinë.
Lëndina te kisha është blerë nga një kriminel, Prekë Kodra, i shpallur në kërkim nga SPAK, i dyshuar se mund të kryente një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zonja pensioniste që kishte pronën pretendonte se i kishte ndërtuar vetë këto vileta, por ai pretendim nuk qëndron, sepse një viletë kushton 35-40 mijë euro dhe nuk e di se si i bërë këto duke shitur 300 krerë bagëti, sepse nga informacionet që kam zonja nuk ka marrë as paratë.
Kryetari i bashkisë Benet Beci shkonte te pronat e këtij krimineli, sepse i duheshin votat, i fotografonte, i nxirrte në facebook se sikur Thethi po zhvillohej, kur në fakt po shkatërrohej.
Patjetër aty ka të dëmtuar, banorë që kanë investuar gjithë jetën e tyre për të ngritur një shtëpi druri.
Nëse shkojmë te e drejta zakonore, nuk mund të bëhet një kriminel mikpritës. Banorët duhet të ndërgjegjësohen se nuk mund të ndërtohet në këtë mënyrë, por me rregulla dhe me ligje. Por maxhorancës që i duheshin votat, i lejuan që të bënin këtë barbari. Z. Rama krijoi një tension artificial mes qeverisë dhe prokurorisë së Shkodrës, pro prokurorja Elsa Gjeli nuk ka asnjë shkelje. Ajo ka marrë një referim nga policia dhe ka bërë të gjitha shkresat. IMT-ja ka thënë se nuk ka beton aty.
I prishi se ka një paketë për malet aty dhe Rama dhe IMT ka gënjyer dhe ka mbyllur sytë, duke i çuar prokurores një shkresë se nuk ka beton dhe ky është krim shtetëror.
Si ka mundësi që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda nuk ka patur dijeni? A ka përgjegjësi minimalisht morale, s’po them juridike që nuk ka kontrolluar ndërtimet në atë zonë që është shumë e dukshme? Ka patur kërcënime ndaj personave që e kanë denoncuar”- tha Lala ndër të tjera.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


