Setting the date for the elections in Kosovo, Osmani will convene a meeting of party leaders today

2026-03-06 11:43:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Setting the date for the elections in Kosovo, Osmani will convene a meeting of

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbledhë në takim liderët e partive nga ora 13:00.

Ky takim vjen pas dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin e bëri të ditur gjatë konferencës për media këtë mëngjes.

Osmani tha se qëllimi i takimit është konsultimi formal me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. “Sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve, sepse është obligim që të konsultohen paraprakisht. Kjo është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, që të shpallen edhe zgjedhjet e reja. Pas këtij konsultimi do të caktohet data,” u shpreh ajo.

Takimi pritet të jetë hapi i parë drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend.

 

Happening now...

ideas