Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

2026-06-05 20:57:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqetështë shprehur se investimi prej 4 miliardë dollarësh që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës, do të jetë një bekim i madh për të gjithë ekonominë shqiptare.

Sipas kryeministrit Edi Rama, një vend transformohet vetëm nga ëndrrat e mëdha dhe jo nga udhëheqësit që sipas tij bëjnë thirrje për nacionalizma.

“Natyrisht që njerëzit e thjeshtë nuk mund të hyjnë në resorte luksoze dhe jahte, por është jahti që hyn në ekonominë e tyre. Imagjinoni ‘Porto Montenegro’ ka qenë 150 milionë euro dhe u shit te të tjerët që e morën 700 e kusur milionë euro. Tani 4 miliardë euro investim në Zvërnec të Vlorës, merreni me mend vetë se çfarë prodhon. Ai investim 4 miliardë dollarë në Zvërnec, do të jetë bekim për ekonominë e gjithë Shqipërisë. Ai investim nuk do sjellë vetëm paratë, nuk do ndërtojë vetëm vilat e hotelet, por do të sjellë një vlerë të shumëfishuar në të gjithë këta komponentë jashtë kufijve të tij. Sepse është kjo që transformon me themel ekonominë, jo ëndrrat e varfra.

Vendet ngecin jo kur kanë varfëri në lekë, por varfëri në ëndrra. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga njerëz që janë të varfër ne ëndrra dhe të pangopur në interesat e tyre. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe delirantë, që thonë ‘ky vend është vetëm i juaji’. Kështu u thoshte edhe Hitleri gjermanëve. Kjo do të thotë t’i bësh thirrje nxitjeve më të zymta të racizmit, të vetëizolimit dhe t’i bësh thirrje humnerës. Nuk kanë bërë hajër kurrë në histori popujt që udhëhiqen nga sharlatanizma të tilla. Shqipëria ka nevojë për respekt, edhe për zërin e hoxhës, edhe për zërin e priftit”, tha mes të tjerash Rama.

Happening now...

ideas