Semani del nga shtrati, përmbytje në fshatin Mbrostar, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

2026-01-11 12:09:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Semani del nga shtrati, përmbytje në fshatin Mbrostar, banorët

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në zonë. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari.

Në zonën e prekur ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka zhvilluar takime me fermerët e dëmtuar. Banorët kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti për nxjerrjen e bagëtive nga uji dhe për minimizimin e dëmeve të mëtejshme.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa pritet angazhimi i strukturave përkatëse për ndërhyrje në terren dhe mbështetje të fermerëve të prekur nga përmbytjet.

Happening now...