Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë

Dy persona janë arrestur nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kishin përshtatur një ambjent lavazhi për të shitur lëndë narkotike.
Sipas Policisë, në pranga janë vënë shtetasit, Renato Makri, 51 vjeç dhe Ilir Prenga, 22 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
ideas
GOOD MORNING
Ballsh Refinery: The Loss of Albania's Energy Autonomy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128