Lëvizte i armatosur me pistoletë, në pranga 32-vjeçari, të riut i sekuestrohet edhe municion luftarak

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur me pistoletë.
Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” në pranga u vu shtetasi me iniciale E.K, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë.
Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet në çantën marsup 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.
Po ashtu nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
American Libra!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128