Alarm raised, quantity of chocolate cream with salmonella seized in Albania

2026-04-20 12:54:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alarm raised, quantity of chocolate cream with salmonella seized in Albania

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije këtë të hënë se ka bllokuar një sasi prej 18.3 kg çokokrem “Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème”, të importuar nga kompania “Lengo Group”, pas një alarmi të ngritur nga sistemi europian RASFF për prani të salmonelës në këtë produkt.

Aku bën me dije se në produktin e bllokuar “Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g)” nga kompania gjermane, e cila ishte 27 kg, e ndarë në dy lote me data skadence 26.08.2026 dhe 18.09.2026, do të asgjësohet.

AKU i bën thirrje konsumatorit që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) mbi alertin me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.

Emri i produktit: Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g) mit 36% Haselnüssen ohne Palmöl.

Të dhënat e produktit:

Lot: L 1251838: Data e skadencës 18.09.2026.

Lot: L 1252635: Data e skadencës 26.08.2026.

Emri i subjektit prodhues: “Bartels-Langness Handelsgesellschaft mbH & Co”.

Emri i subjektit importues në Shqipëri: “Lengo Group”.

AKU ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues ku është konstatuar se sasia e importuar e këtij produkti

– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadence .18.09.2026, Lot: L1251838, në sasinë 30 copë me sasi totale 9 kg.

– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadece 26.08.2026, Lot: L 1252635, në sasinë 60 copë me sasi totale 18 kg. Sasia totale e importuar për të dyja lotet është 27 kg.

Në subjekt u bllokua sasia prej:

– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 18.09.2026, Lot: L1251838, 15 copë ose 4.5 kg.

– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 26.08.2026, Lot: L 1252635, 46 copë ose13.8 kg.

Sasia totale e bllokuar për të dy lotet 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.

AKU i bën thirrje konsumatorit që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

Happening now...

ideas