A 16-year-old boy was stabbed after a fight, the perpetrator was arrested in Korça

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë një sherri mbrëmjen e djeshme, ka goditur me thikë një 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec. Ndërkohë i plagosur ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor . Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
