Names/ They stole and profited from 800 thousand euros from coffee in the entity where they worked, two warehouse workers are arrested

2026-04-23 09:51:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Names/ They stole and profited from 800 thousand euros from coffee in the entity

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës, pasi dyshohet se në subjektin ku punonin ka vjedhur sasi të konsiderueshme kafe.

Më pas e kanë shitur, duke përfituar shumën prej 800 mijë eurosh.  Sipas policisë kjo veprimtari kriminale është kryer në harkun kohor të tre viteve.

Të arrestuarit janë Altin Kenga 35 vjeç dhe  Vasilika Kazo, 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt. Ndërsa nisi i procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, me detyrë shpërndarës.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Happening now...