Detaje skandaloze! 6 efektivët u lanë në mëshirë të fatit, shkuan për të arrestuar kriminelin e rrezikshëm pa antiplumb dhe pa Forcat Speciale

Detaje të reja dhe tronditëse po dalin në dritë nga operacioni i përgjakshëm i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Lozhanit, Maliq, ku humbi jetën efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie mbeti i plagosur.
Teksa vendi vijon të jetë i tronditur nga vrasja e efektivit në krye të detyrës, burime pranë hetimit hedhin hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si u planifikua dhe u ekzekutua operacioni për arrestimin e kriminelit, Violand Braçellari, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe që prej vitesh kishte arritur t’u shpëtonte aksioneve të policisë.
Sipas informacioneve të siguruara, vetëm një ditë para operacionit, Braçellari ishte parë duke lëvizur lirshëm në fshatin Lozhan. Pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Korçës organizuan ndërhyrjen për kapjen e tij në stanin ku dhe po qëndronte bashkë me nënën e tij.
Mirëpo, ndonëse bëhej fjalë për një person të dënuar me 10 vite burg për trafik narkotikësh dhe që kishte shmangur jo një, por katër operacione të mëparshme të forcave speciale RENEA, drejtuesit e Policisë së Korçës mesa duket shpërfillën këto fakte dhe nuk vlerësuan siç duhej nivelin e rrezikshmërisë.
Në vend të një operacioni të mbështetur nga forcat speciale dhe me masa të shumta sigurie, në terren u dërguan vetëm gjashtë efektivë të forcës “Shqiponja”, të cilët sipas burimeve nuk ishin të pajisur me të gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme, madje as me jelekë antiplumb.
Ngjarja ndodhi mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm. Efektivët mbërritën në stanin ku dyshohej se fshihej Braçellari dhe nisën procedurat për arrestimin e tij. Mirëpo, operacioni mori një kthesë fatale në vetëm pak minuta dhe përfundoi me vdekjen e Enea Mekollit dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri, i cili për fatin e keq ndodhet në Spitalin e Traumës në luftë për jetën pasi gjendja e tij është e rëndë.
Më herët drejt Korçës u nis dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i cili në një deklarata të për mediat tha se kanë nisur të gjitha hetimet dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme.
Happening now...
ideas
The beautiful cry of protest against the Rama-Berisha establishment
An Albania WITHOUT RAMA, WITHOUT BERISHA!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128