Virozat, Covid-19 dhe gripi mbushin pediatrinë! Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në QSUT

Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmijët në këtë fillim viti.
Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Rreth 11% e tyre sipas mjekëve kanë nevojë për trajtim në spital.
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njëjtat shenja, por disa prej tyre çojnë deri në prekje të mushkërive. Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët, pasi mund të fshehë probleme serioze.
Bashkëqarkullimi i disa viruseve si gripi, covid-19, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të përballuar fluksin e pacientëve, 6 qendra shëndetësore në Tiranë presin urgjencat pediatrike në 24 orë në shtatë ditë të javës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


