E rëndë, 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës
11 Qershor 2026, 22:54 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku i mituri, është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.
Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçë, ku ndodhet në repartin e reanimacionit të pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, është parashikuar që i mituri të dërgohet për mjekim të specializuar drejt Tiranë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128