Policët, mjekët, mësuesit.../ Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page
3 Janar 2026, 14:45 / EKONOMI&SOCIALE
Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare që synojnë rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e fuqisë blerëse për punonjësit në sektorin publik dhe privat.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel.
“Po kështu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave për rreth 144 mijë punonjës të administratës publike”, deklaroi Malaj.
Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike, edhe sektorë të rëndësishëm për shërbimet ndaj qytetarëve, si arsimi, shëndetësia dhe strukturat e rendit, përfshirë uniformat blu.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128