Ligji i ri/ Nga sot hyn në fuqi rregulli i ri për sigurimin e automjetit - Bonus-Malus: Çfarë duhet të dini
Duke nisur nga 1 janari 2026, drejtuesit e mjeteve do të përballen me një ndryshim të rëndësishëm në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, përmes sistemit bonus-malus. Ky sistem parashikon që ata që shkaktojnë dëme të paguajnë prime më të larta, ndërsa drejtuesit pa histori aksidentesh të përfitojnë ulje modeste të primëve.
Sipas ekspertëve të tregut, ndryshimet më të ndjeshme do të ndodhin tek drejtuesit me dëme të regjistruara (malus), ndërsa zbritjet për drejtuesit pa dëme (bonus) do të jenë më të kufizuara.
Vendimi për futjen e këtij sistemi bazohet në rregulloren e miratuar nga AMF në vitin 2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut në sigurimin e detyrueshëm të transportit”, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2025. Gjatë vitit të parë të zbatimit, parimi bonus-malus nuk u aplikua, por fillon zbatimi i plotë në vitin 2026.
Në përcaktimin e primëve të sigurimit, kompanitë marrin në konsideratë disa faktorë kryesorë, duke përfshirë historikun e dëmeve, fuqinë motorike të mjetit, moshën dhe eksperiencën e drejtuesit, përdorimin e mjetit, vendin e regjistrimit dhe vjetërsinë e mjetit.
Ligji për sigurimin e detyrueshëm motorik, i miratuar që në vitin 2021, e parashikon sistemin bonus-malus si të drejtë të kompanive, jo si detyrim. Zbatimi u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores së AMF. Megjithatë, konkurrenca në treg mbetet e kufizuar dhe primet janë pothuajse të njëjta në të gjitha kompanitë.
Për 9-mujorin e vitit 2025, sipas AMF-së, Sigal kryeson tregun me 20.64% të primeve të shkruara bruto, ndjekur nga Eurosig me 15.19% dhe Sigma me 14.59%. Ndryshimet në pjesën e tregut janë minimale, duke reflektuar mungesën e konkurrencës efektive, çështje që u ngrit edhe gjatë raportimeve të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128